Është zhvilluar me debate mbledhja e sotme lidhur me mocionin e ministres Olta Xhaçka, për të cilin opozita thotë se bashkëshorti i saj është shpallur investitor strategjik.
Ka qenë deputeti Gazment Bardhi i cili ka ndërhyrë ndërsa është shprehur se avokati nuk po i përmbahet procedurës.Nga ana e saj kryetarja Nikolla i ka tërhequr vëmendjen deputeti Bardhi, ndërsa ka theksuar se nuk mund të marrë fjalën dhe të ndërhyjë.
“Trajtimi i një subjekti është një çështje që rregullohet me ligj. Ligji ka përcaktuar kriteret mbi të cilat mbështeten për dhënien e statusit”, ka thënë avokati.
Bardhi: Për çfarë është thirrur këtu, për atë duhet të përgjigjet
Nikolla: Nëse nuk keni dëshirë mund ta lini mbledhjen. respektoni vendimmarrjen, kemi ardhur për të dëgjuar avokatin sipas zonjës Xhaçka. Nuk më impresionon me ndërhyrje, ulu aty ose dilni jashtë nëse jeni axhetuar.
Avokati: Në këtë kuptim nuk është shoqëria, kuotat e të cilës zotërohen nga bashkëshorti i deputetes Olta Xhaçka, ajo të cilës Këshilli i Ministrave me vendimin e tij nr 137 datë 2.3.2022 i ka njohur të drejtën e përdorimit, por është një subjekt tjetër të ketë përfituar të drejtën e përdorimit të bregut të detit në këtë plazh.
Pra në rastin konkret veprimtaria fitimprurëse e bashkëshortit të deputetes nuk rezulton të burojë nga pasuritë e shtetit ose e pushtetit vendor. Jo vetëm që nuk ka kontratë apo nën kontratë mes shoqërisë dhe ndonjë institucioni publik, por referuar vendimit të Komitetit të Investimeve Strategjike të vitit 2021 nuk parashikohet të ketë as në te ardhmen asnjë marrëdhënie kontraktuake nga e cila ky subjekt mund të përfitojë pasuri publike.