Modelja e njohur aborton fëmijën pas hemoragjisë/ Publikon foton e trishtë me të në krahë…

0
80
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Modelja Chrissy Teigen dhe bashkëshorti i saj, muzikanti John Legend, e kanë humbur foshnjën e tyre, pas komplikimeve me shtatzëninë. Teigen, ishte në pritje të një vogëlushi të cilit i kishte vendosur edhe një emër pasi do ta quante Jack, por hemorragjia e ditëve të fundit shkaktoi humbjen e tij.

Lajmin e trishtë, e ka dhënë vetë Chrissy në një postim në Instagram, ku ka publikuar edhe foto shpirtcopëtuese me vogëlushin e pajetë në krahë, teksa vajton me bashkëshortin.

Teigen, e cila ishte shtruar në spital disa ditë më parë, pasi nuk mund të dëgjonte rrahjet e zemrës, la të kuptohet pak kohë më parë se ishte në pritje të një djali, edhe pse ende nuk dihet se në cilin muaj ishte ajo.

Shkrimi prekës i Chrissy Teigen:

Jemi të tronditur dhe në një dhimbje të tillë, që nuk e kemi ndjerë kurrë më parë. Ne nuk ishim në gjendje të ndalonim gjakderdhjen, në mënyrë që t’i jepnim foshnjës sonë lëngjet që i duheshin, pavarësisht qeseve të transfuzioneve të gjakut. Thjesht nuk mjaftonte.

Ne kurrë nuk vendosim për emrat e foshnjave tona, deri në momentin e fundit të mundshëm pasi të kenë lindur, pak para se të largohemi nga spitali. Por ne, për ndonjë arsye, kishim filluar ta quanim këtë djalë të vogël në barkun tim Jack. Kështu, ai do të jetë gjithmonë Jack për ne. Jack, ka punuar aq shumë që të jetë pjesë e familjes tonë të vogël, dhe ai do të jetë, përgjithmonë.

Për Jack-un tonë – Më vjen shumë keq që momentet e para të jetës tënde, u përballë me kaq shumë komplikime, saqë ne nuk mund të të jepnim shtëpinë që të duhej për të mbijetuar. Ne gjithmonë do të të duam.

Faleminderit të gjithëve, që na keni dërguar energji pozitive dhe lutje. Ne e ndiejmë të gjithë dashurinë tuaj, sinqerisht u vlerësojmë vërtetë.

Jemi kaq mirënjohës për jetën që kemi, për fëmijët tanë të mrekullueshëm Luna dhe Miles, për të gjitha gjërat mahnitëse që kemi mundur të përjetojmë. Por e përditshmja, nuk mund të jetë plot diell. Në këtë ditë më të errët, ne do të pikëllohemi, do të qajmë por ne do të përqafojmë dhe ta duam më shumë njëri-tjetrin dhe do ta kalojmë atë.

Zjarr Tv Ad