Modelja shqiptare bën tatuazh në trup portretin e presidentit Hashim Thaçi

0
160
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Fotoja e një vajze që ka bërë në krah një tatuazh me portretin e presidentit Hashim Thaçi, po bën xhiron e rrjetit këto ditë. Vajza që ka bërë këtë veprim është modelja kosovare Suzana Tahiri. Ajo njihet edhe si “Shqiponja” për shkak të tatuazhit të madh të shqiponjës që ka bërë në të gjithë kurizin e saj. Meqë kjo foto bëri xhiron e rrjetit dhe po përfliteshe shumë, Suzana pranoi publikisht përmes një postimi në “Facebook” se është tatuazhi i saj.

“Meqenëse kjo tatto është bërë për të qene surprizë për Ditën e Pavarsisë dhe presidentin e Kosovës, pasi që e pash se fotoja është publikuar sot, unë deklaroj se ajo tatto më përket mua dhe do ta mbaj deri në fund të jetës,si dhe i’a dedikoj njeriut (figurës së madhe të shtetit) shkelqësia Hashim Thaqi. Priten projektet e reja për ditën e Pavarsis”- shkruan Suzana krahas fotos së tatuazhit gjigant të portretit të presidentit.

Zjarr Tv Ad