Vajzat shqiptare, nuk janë vetëm të bukura, por dhe të talentura dhe të afta. Aq të mira dhe të zonja janë ato, sa na i kanë zili të gjithë.
Marrim rastin e moderatores Eva Murati, në krye të UEFA Champions League, emisionit të shumë ndjekur të futbollit që transmetohet në platformën Tring, të cilën mbrëmjen e djeshme e pamë në “Tika Taka”, emisioni sportiv i Italia Uno, një kanal që të gjithë njohim nga fëmijëria.
Eva Murati, ishte e ftuara speciale në emisionin që drejtohet nga Piero Chimabretti, “Tiki Taka”, gjatë të cilit ka qenë i ftuar dhe djali i legjendës së futbollit Diego Armando Maradona , por dhe personalitete të tjera të futbollit.
Gjatë emisionit, Eva ka pasur mundësinë të flasë për sportin, për futbollin, për rrugëtimin e saj në Champions League dhe në platformën Tring. Aftësia e Evës për të biseduar në gjuhën italiane, përgatitja, por padyshim dhe bukuria e saj, kanë mahnitur ata që ishin prezent dhe vetë moderatorin që tha:
“Vajza e Championsit në Shqipëri shkëlqen. Italiashtja e saj është mbresëlënëse”.