Modestia nuk bën për të, Zlatan Ibrahimovic përplaset me gazetarët

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Tashmë është e ditur që modestia nuk është një nga pikat më të forta në karakterin e Zlatan Ibrahimovic. Sulmuesi suedez nuk e fsheh asnjëherë vlerësimin e madh që ka për veten dhe që shpesh herë ka krijuar polemika në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ai vazhdon karrierën si një lojtar i Los Angeles Galaxu. Pas përplasjes së gjatë me drejtusit e Ligës së Futbollit, këtë herë në shenjestër të tij kanë përfunduar gazetarët.

Nuk ishte aspak e qetë përballja e tij menjëherë pas ndeshjes së fundit, që skuadra kaliforniane fitoi 7-2 kundër Sporting Kansas dhe Ibrahimovic realizoi tre gola. Në fillim sulmuesi debatoi me një gazetar suedez, që e pyeti për paraqitjet e tij në këtë sezon.

“Më ke parë duke luajtur këto dy vjet, apo në Suedi nuk I transmetojnë ndeshjet e mia”, ishte përgjigja e Ibrahimovic, që më pas u përball edhe me një gazetar meksikan, I cili i vuri në dukje faktin se nuk e ka fituar titullin në SHBA. “Jo, por provova ta fitoj”, ishte reagimi spontan i sulmuesit suedez.

Zjarr Tv Ad