Mogherini: Duhet pjekuri politike dhe përgjegjshmëri kombëtare

0
7
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nisur nga situata e tensionuar politike në Shqipëri, përfaqësuesja e Lartë e BE-së Federika Mogherini ka theksuar nevojën për pjekuri politike dhe  përgjegjshmëri kombëtare në këtë periudhë kyçe të procesit të integrimit. Gjatë një takimi me Ministrin në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, Mogherini vlerësoi arritjet e deritanishme në pesë prioritetet e vendosura nga Bashkimi Evropian, sidomos atë në fushën e drejtësisë. Në njoftimin e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtëm, thuhet  se “ministri Cakaj rikonfirmoi vendosmërinë e qeverisë shqiptare për të vijuar me ritmin e reformave në mënyrë që të konsolidohen më tej rezultatet e qëndrueshme në agjendën evropiane që do të mundësojnë hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me BE”.

Po ashtu, Cakaj ka vlerësuar se vendimi për fillimin e negociatave do të japë një impuls të ri jo vetëm për vendin tonë por do të inkurajojë edhe një dinamikë më pozitive në rajon. Në përfundim të takimit Ministri Cakaj dhe Përfaqësuesja e Lartë Mogherini u dakordësuan për të intensifikuar ndërveprimin dhe bashkëpunimin gjatë muajve të mbetur në funksion të arritjes së objektivit prioritar të Shqipërisë për hapjen e bisedimeve për anëtarësim.

Zjarr Tv Ad