Mogherini mbështet vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi

0
15
epa04380503 Outgoing Italian Foreign Minister and incoming EU Foreign Policy chief Federica Mogherini attends a hearing by European parliament foreign affairs in Brussels, Belgium, 02 September 2014. Leaders of the European Union's member states on 30 August 2014 appointed Italian Foreign Minister Federica Mogherini as new Foreign Policy chief. EPA/OLIVIER HOSLET
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, mbajti një takim me udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor, ku u shpreh mbështetje për vazhdimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

Shërbimi për Punë të Jashtme i BE-së njoftoi të hënën se takimi u zhvillua në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

“Në takim u shpreh mbështetje për vazhdimin e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës dhe për arritjen e shpejtë të një marrëveshjeje ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e plotë të marrëdhënieve”, thuhet në komunikatë.

Në takim morën pjesë: presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, si dhe zyrtarë nga Shqipëria dhe Bosnje e Hercegovina, raporton rel.

Bëhet e ditur se palët shprehën mbështetje edhe për hapjen e negociatave të anëtarësimit midis Shqipërisë dhe BE-së dhe Maqedonisë së Veriut dhe BE-së.

Zjarr Tv Ad