Mohamed Salah, lojtari më i mirë i vitit në Afrikë

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mohamed Salah e fitoi për herë të dytë radhazi çmimin e Lojtarit të vitit në Afrikë, dhe ky titull individual iu dorëzua në një ceremoni të zhvilluar në Dakar. Egjiptiani la pas shokun e tij tek Liverpuli, Sadio Mane, dhe sulmuesin tjetër, Pjer-Emerik Obamejang të Arsenalit, ndërsa është egjiptiani i dytë në histori që ia del ta fitojë trofeun.

“Është një nder i madh për mua që arrij ta fitoj këtë çmim dy herë radhazi, – u shpreh ai, – që kur isha fëmijë, ishte ëndërr që të shpallesha Lojtari i vitit në Afrikë. Falenderoj familjen time, shokët e skuadrës dhe tifozët, ndërsa këtë çmim ia dedikoj atdheut tim, Egjiptit”. Sulmuesi 26-vjeçar pati një vit të shkëlqyer 2018, ndonëse nuk arriti të fitonte trofe, as me Liverpulin dhe as me Egjiptin.

Ai realizoi 32 gola në Premier Ligë duke fituar Këpucën e Artë, dhe realizoi 44 rrjeta në të gjitha konkurrimet. Me Egjiptin debutoi në Kupën e Botës në Rusi, duke shënuar dy gola Salah doli i gjashti në renditjen e Topit të Artë, por fitoi Çmimin “Pushkash”, të golit më të bukur të vitit, dhënë nga FIFA

 

Zjarr Tv Ad