Moisi Habilaj merret në pyetje

0
276
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Prokurorët shqiptarë marrin në pyetje në Katania tre anëtarë të grupit të Habilajve. Prokurorët e dosjes ‘Tahiri’, Besim Hajdarmataj dhe Vladimir Mara udhëtuan të hënën në Itali.Sot është pyetur Moisi Habilaj, i cili ka ndryshuar edhe avokatin. Ora News mëson se avokati i ri është Giuseppe Caltabioano me të cilin Moisi Habilaj do të përfaqësohet në seancën e 31 majit. Ndërsa ditën e djeshme prokurorët morën në pyetje Meridian Sulajn. Marrja në pyetje ka për objektiv parësor sigurimin e informacioneve të nevojshme mbi hetimin e nisur në anën tjetër të Adriatikut, që ka lidhje me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, i vendosur nën akuzë për shkak të kushëririt të tij Moisi Habilaj, të arrestuar dhe që pritet të dalë për gjykim pas 3 ditësh në Itali. Nesër më 31 maj në Itali nis gjyqi ndaj anëtarëve të grupit të Habilajve. 14 persona shqiptarë dhe italianë të drejtuar nga Moisi Habilaj akuzohen për trafik droge.

Zjarr Tv Ad