Moisiu: Meta do ta dekretojë Lleshin

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dekeretimi të gjeneral Sandër Lleshi, si ministër i Brendshëm shikohet paraardhësi i Metës në presidence. Ish-presidenti Alfred Moisiu foli për gazetarët nga qyteti i Korçës, aty ku ishte i pranishëm në një aktivitet. Ish-presidenti Alfred Moisiu mendon pozitivisht për çështjen e dekretimit të gjeneral Sandër Lleshi. Nga Korça Moisiu tha se Meta do ta kalojë këtë dekret. Sipas tij, këto çështje zgjidhen me mirëkuptim midis kryeministrit dhe Presidentit.

Dekretimi i ministrit të Brendshëm ka hapur nje debat mes Presidencës dhe Kryeministrisë që pas dorëheqjes së Fatmir Xhafës. Pas refuzimit të parë të Metës, i cili tha se nuk ishte i bindur për kandidaturën e Lleshit, kryeministri Edi Rama dergoi sërish dekretin në presidencë dhe tha se do të presë 7 ditë.

 

Zjarr Tv Ad