“Molla e sherrit” një vajzë, policët rrihen njëri me tjetrin, Rrumbullaku i pezullon

0
86
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia duhet të jetë shembull në sjellje dhe respektim të ligjit por në Shqipëri ndodh e kundërta.

Ditët e fundit janë shtuar rastet kur policët dhunojnë njëri-tjetrin duke sjellë një shembull aspak dinjitoz që ul besimin e qytetarëve ndaj uniformat blu.

Pak ditë më parë në Elbasan dy efektivë janë konfliktuar për motive të dobëta, ndërsa pas sherrit njëri prej tyre ka përfunduar në spital për shkak të plagëve të marra si pasojë e dhunës të ushtruar nga kolegu i tij.

Burimet e mediave bëjnë me dije se arsyeja e konfliktit mes dy efektivëve të Rrugores, Ervis Hasa dhe Redi Mato ka qenë një vajzë.

Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, ka nisur hetimin disiplinor ndaj tyre, për shkelje të rëndë disiplinore. Procedimi disiplinor ka nisur krahas procedimit penal të nisur nga Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Ervis Hasa është konfliktuar më herët me Redi Maton. Sakaq, më 22 dhjetor ky i fundit në bashkëpunim me dy persona të tjerë (ende të paidentifikuar) kanë goditur me sende të forta Hasën.

Ai u mjekua në spitalin e Elbasanit dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa pak kohë pas ngjarjes në një prononcim për MCN tha se debati me kolegun ishte qartësuar ditë më parë dhe nuk priste një sulm pas krahëve nga ana e 23-vjeçarit.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë pas drekës së punë që kishim me koleget në një lokal në Elbasan, dhe teksa një pjesë qëndroi për kafe, nga lokali unë dola i fundit, Duke shkuar drejt makinës time, aty me vijnë disa djem me kapuç e maska. Mund të kenë qenë 3-4 veta, dhe gjatë përleshjes kuptova që ishte Redi Mato, kolegu, punonjës policie në Komisariatin e Elbasanit, ata kishin shkopinj. Vetëm natën e mbrëmshme kur ndodhi ngjarja kishim përleshje, se atë ditë në polici kemi pasur një debat të vogël, por që u sqarua mes nesh, dhe nuk kisha asnjë personale. Mbrëmë kur ndodhi sulmi, isha i shoqëruar edhe nga një shok i imi, i cili po ashtu u godit. Sot dua që drejtësia të vendoset në vend dhe personi në fjalë të dalë para organeve ligjzbatuese. Policia atë ditë e dinte, dhe nuk u mor asnjë masë ndaj tij”, thotë Hasa në dëshminë e tij.

Pas ngjarjes së shëmtuar, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka reaguar duke pezulluar nga detyra dy efektivët e policisë dhe ka nisur hetimin disiplinor ndaj tyre, për shkelje të rëndë disiplinore.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka miratuar menjëherë pezullimin nga detyra, të 2 punonjësve të Policisë, shtetasve E. H. dhe R. M., punonjës policie të Patrullës së Përgjithshme, në Komisariatin e Elbasanit dhe në zbatim të rregullores së Policisë së Shtetit, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, ka nisur hetimin disiplinor ndaj tyre, për shkelje të rëndë disiplinore. Procedimi disiplinor ka nisur krahas procedimit penal të nisur nga Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi E. H. është konfliktuar për motive të dobëta, me shtetasin R. M., 23 vjeç (punonjës policie, në Komisariatin e Elbasanit), gjatë kohës që të dy kanë qenë jashtë orarit të shërbimit.

Gjatë konfliktit, shtetasi R. M., në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë, ende të paidentifikuar, ka goditur me send të fortë, shtetasin E. H., i cili ka marrë mjekim në spitalin e Elbasanit dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, po kryen hetimet e mëtejshme për këtë rast, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Zjarr Tv Ad