Moment emocionues, Suarez ‘shpërthen’ në lot pasi humbi penalltinë

0
9
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Luis Suarez e ka përjetuar rëndë eliminimin e Uruguait nga Kupa e Amerikës, pasi ai ishte lojtari i vetëm që nuk shënoi nga pika e bardhë gjatë ekzekutimit të penalltive.

Pas 90 minutave pa gola, Peru e mposhti Uruguain 5-4 me penallti të shtunën në çerekfinale të Kupës së Amerikës.

Sulmuesi i Barcelonës gjuajti i pari dhe e humbi penalltinë, e cila ishte e mjaftueshme për Perunë për të kaluar në gjysmëfinale.

Suarez shpërtheu në lot në fund, duke e mbyllur fytyrën me fanellë.

 

Zjarr Tv Ad