Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku ka përjetuar një moment të sikletshëm teksa po hynte sot në Kuvend, ku po zhvillohet seanca e radhës plenare.
Balluku u rrëzua në hyrje të Kuvendit, ndërsa po hynte në seancë plenare, një moment që u kalua me të qeshura nga ministrja dhe kolegët që i erdhën në ndihmë.
Fatmirësisht nuk duket se ministrja ka marrë ndonjë lëndim serioz nga rrëzimi, ku duhet thënë se shkallët kanë qenë të mbuluara me tapet, që e kanë bërë ‘më të butë’ rrëzimin.