Momente frike për Vittorio Sgarbin në Shqipëri, zhduket mes dallgëve në Palasë, i vijnë në ndihmë vajza dhe një roje plazhi

0
57
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Momente frike për Vittorio Sgarbin pasditen e djeshme në një plazh në bregdetin e Palasës, në jug të Shqipërisë, ku ishte mysafir”. Kështu shkruan faqja e Ëeb-it të kritikut italian të artit dhe politikanit teksa publikon pamjet e aventurës së frikshme që ka zgjatur disa minuta.

Gjatë një zhytje në det, kritiku i njohur i artit, i zënë befas nga forca e valëve, papritmas u zhduk në valë, dhe pastaj u shfaq përsëri, duke u përkulur në mënyrë të dukshme; për ta shpëtuar ka vrapuar vajza e tij Alba dhe një roje shpëtimi nga vendpushimi, i cili me vështirësi e ndihmoi të arrinte në breg.

Veç protagonistit momente frike dhe për të afërmit dhe miqtë që e shoqëronin, ndërsa në incident Sgarbi humbi syzet e tij që nuk i heq kurrë. Me Sgarbin, përveç bashkëpunëtorëve të tij, ishte edhe kryetari i bashkisë së Vlorës, mjeku Dritan Leli.

Zjarr Tv Ad