Momente paniku në festën e Birrës në Korçë, tmerrohen qytetarët…

0
153
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mbrëmjen e djeshme, në festën e Birrës në Korçë, është hedhur dhe gaz lotsjellës, ndërkohë që në skenë është ngjitur këngëtari serb Goran Bregoviç.

Në pamjet e siguaruar nga Ora News, janë dëgjuar fëmijë që qajnë dhe ndihen të frikësuar nga situata e krijuar.

Ndërkohë që dëgjohen edhe të rritur që janë tmerruar nga situata e krijuar, duke bërë që të largohen nga festivalei.

Sakaq, bëhet e ditur se deri më tani 7 persona janë shoqëruar në polici, pasi dyshohet se janë autorët që kanë hedhur gazin lotsjellës.

Mësohet se; ka pasur më herët edhe disa të shoqëruar që shanin në hyrje të terminalit kundër koncertit të Bregoviç

Nuk dihet se përse ka ardhur ky veprim nga i riu, por vlen të kujtojmë se ardhja e këngëtarit serb Goran Bregoviç, ka shkaktuar shumë debate në vendin tonë, por edhe në Kosovë.

 

Zjarr Tv Ad