Momente paniku në Stamboll, shpërthejnë në flakë disa makina

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Lagja Fatih e Stambollit është përfshirë nga momente paniku mbrëmjen e djeshme, pasi flakët e dala nga një makinë që ka shpërthyer, janë përhapur me shpejtësi në disa makina të tjera të parkuara.

Forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje, raportojnë mediat në Turqi, dhe kanë shuar flakët.

Të shumtë kanë qenë dhe qytetarët që kanë dalë në rrugë dhe kanë nisur të filmojnë me celular. Nga flakët u dëgjuan edhe tinguj shpërthimi, por deri tani nuk ka informacion të saktë nëse bëhet fjalë për ndonjë sulm të qëllimshëm, apo defekt në mjet.

Zjarr Tv Ad