Momenti emocionues kur trajneri grek nuk lejon që flamuri shqiptar të binte në tokë…

0
77
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mbrëmjen e djeshme, Florian Marku nderoi gjithë shqiptarët, duke trimfuar në stadiumin e Tottenhamit ndaj Ukrainasit, Maxim Prodan.

Një triumf të cilin Marku ia dedikoi familjes së tij edhe trajnerit të tij grek, Georges Armagos, i cili e ka stërvitur atë që kur ishte i vogël.

“Më njeh më mirë nga të gjithë, brenda dhe jashtë ringut. Më ka stërvitur që i vogël. Nuk kanë lidhje këto historitë e luftërave Shqipëri-Greqi”, ka thënë Marku para ndeshjes.

Pas ndeshjes Marku dhe trajneri i tij, dolën në një intervistë për mediat ku gjatë kohës që ai po fliste flamuri shqiptar, të cilin po e mbante mbi shpinë do i binte. Mirëpo, Armagos u kujdes dhe nuk lejoi që Markut t’i binte simboli për asnjë moment dhe i’a hodhi përsëri mbi supe.

Ka qenë Luan Zyka i cili postoi në rrjetet sociale këtë moment duke shkruar se Aramagos për Markun nuk ka qenë thjesht nëj trajner, por edhe një mbrojtës dhe promovues ne shtypin dhe opinion grek.

“Shikoni këtë foto me Kampionin tonë Botëror te Boksit, Flori Marku.Ai që i hedh mbi supe flamurin shqiptar është traineri i tij prej vitesh, selanikasi Georgios Armagos (Γεώργιος Αρμάγος).Jorgos e ka spikatur që në vogëli talentin dhe shpirtin e paepur te Florit. Ai, gjithë këto vite ka qenë pranë Florit jo vetëm si mësues dhe trainer i tij, por edhe një mbrojtës dhe promovues ne shtypin dhe opinion grek.Është emocionues ky veprim i Georgios Armagos, këtij njeriu dhe traineri të madh, që me punën e tij mbështet vlerat e larta dhe burrërore njerëzore në sport, pa dallim etnik, por duke respektuar edhe origjinën e sportistit të tij.Ashtu siç e tregoi edhe sonte duke hedhur mbi supet e Florit, kampionit botëror, flamurin e kombit të tij, flamurin kuqezi.Respekt dhe nderim trainerit dhe grekut të madh Georgios Armagos!”, shkruan Zyka.

Zjarr Tv Ad