“Momenti i primareve më i mirë”, Ristani për zgjedhjet e pjesshme: Koalicion i gjerë, jemi në bisedime me LSI dhe parti të tjera

0
83
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-sekretari i përgjithshëm i PD-së Arben Ristani ka përshëndetur vendimin e PD për të hyrë në zgjedhjet e pjesshme në 6 bashkitë e vendit, të cilat do të mbahen në 6 Mars 2022. Ai u bëri thirrje demokratëve mbrëmjen e sotme në “Open” se momenti i primareve është momenti më i mirë për të qenë të bashkuar kundër regjimit të Ramës.

I pyetur se më cilën parti do të bëjë koalicion PD, Ristani tha se PD është në bisedime me të gjitha forcat opozitare, me LSI dhe parti të tjera.

Pyetje: Me kë do të bëni koalicion?

Ristani: Jemi në bisedime me të gjitha forcat opozitare. Jemi në bisedime duke u marr me këtë punë. Primaret janë momenti i bashkimit. Janë në bisedime jo vetëm me LSI, por edhe parti të tjera.

Zjarr Tv Ad