Momenti kur nxirren trupat e viktimave nga atentati në Vlorë

0
214
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Paraditen e sotme dy persona u ekzekutuan rreth orës 09:50 në dalje të fshatit Panaja, në aksin rrugor Fier-Vlorë, në rrethana ende të pa qarta. Viktimat po udhëtonin me një makinë tip “Benz” kur u qëlluan nga një tjetër makinë në lëvizje.

Tre ishin personat që kanë qëlluar duke u siguruar që shënjestrat të mos kishin shanse për të shpëtuar. Makina përfundoi në kanal duke krijuar idenë se kishim të bënim me një aksident.

Gjatë krehjes së zonës, në fshatin Çerven, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, nga shërbimet e Policisë është konstatuar duke u djegur një automjet i braktisur tip “BMW”, pa targa, i cili paraprakisht dyshohet se mund të jetë i autorit/ve të ngjarjes. Brenda makinës u gjetën tre kallashnikovë.

Shërbimet e Policisë së DVP Vlorë, Delta Forcës e FNSH-së, në bashkëpunim me DVP Fier  kanë  ngritur pika kontrolli  dhe po krehin zonën  për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

Zjarr Tv Ad