Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Kryeministri Edi Rama ditën e sotme është nisur drejt Gjermanisë aty ku dhe do të zhvillojë një takim me kancelarin Olaf Scholz.
Pak minuta më parë Rama në llogarinë e tij në “facebook”, ka publikuar një video nga momenti i mbërritjes në Berlin.
Mësohet se fokusi i diskutimit mes Ramës dhe Scholz do të jetë integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian, lufta në Ukrainë dhe kriza e shkaktuar prej saj, si edhe çështje të tjera ekonomike dhe të politikës mes dy vendeve.
“Mbërritja në Berlin për vizitën zyrtare me ftesë të Kancelarit të ri gjerman Olaf Scholz”, shkruan kryeministri.