“Momenti t’i themi stop”, Fatmir Xhafaj: Absurd fakti që Këshilli Gjyqësor s’ka mbyllur rregulloret që i detyron ligji

0
8
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në mbledhjen e Komisioni për Çështjet Ligjore është bërë edhe vlerësimi i veprimtarisë vjetore të KLGJ për 2021. Gjatë fjalës së tij Fatmir Xhafaj tha është absurd fakti që që në vitin e trete të funksionit të tij Këshilli ende nuk ka mbyllur rregulloret që i detyron ligji. Gjithashtu Xhafaj thekson se ka ardhur momenti që të rrisim pritshmëritë ndaj Këshillit dhe kemi të drejtë ta kërkojmë këtë.

“Këshilli nuk është krijuar sot…Janë ca gjëra që duhet të jemi të kujdesshëm kur t’i përfshijnë në dokument. Këshilli ka detyrë një herë në vit të vijë këtu dhe kur ia kërkojmë ne. Ndërkohë ne duam ta ndihmojmë këtë organ qeverisje që ende është në hapat e tij të parë. Krahasuar me Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Këshilli i Lartë Gjyqësor mund të themi se ka merita të pakrahasueshme, në krahasim me pritshmëritë ka vend për diskutim. Këshilli ka nevojë për strategji të domosdoshme për të informuar publikun. Sot Këshilli nuk e ka një të tillë. Në vlerësimin tim Këshilli duhet të përmbyllë të gjitha aktet ligjore. Absurde që në vitin e trete të funksionit të tij Këshilli ende nuk ka mbyllur rregulloret që i detyron ligji. Ka ardhur momenti për t’i thënë stop”, tha Xhafaj.

Zjarr Tv Ad