Monika Kryemadhi: Asnjë problem për të bashkëpunuar me Berishën, këtu është 75% e shqiptarëve “non grata”! Mundësi të fitojmë Lushnjen dhe Shkodrën

0
70
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka folur për zgjedhjet e 6 Marsit dhe arsyet përse LSI bahskëpunoi me Komisionin e Rithemelimit për të krijuar koalicionin “Shtëpia e Lirisë”.

Ajo u shpreh në News 24 se nuk e ka aspak problem të bashkëpunojë me Sali Berishën, pasi sipas saj, 75% e shqiptarëve janë non grata. Përsa i përket mundësive për të fituar zgjedhjet lokale, ajo tha se mundësitë janë të fitojnë Bahskinë e Lushnjes dhe atë të Shkodrës.

“Çfarë demokracie është kjo ku nuk i ofrohet garanci njerëzve që të mos garohet në mënyrë të barabartë. Unë mund të kandidoj si e pavarur, nuk mund të ma heqësh të drejtën të mos garoj si e barabartë. Mesazhi politik i Bashës dhe selisë së tij është të identifikojë Shtëpinë e Lirisë me Berishën. Kjo është çështje mesazhi. Nuk është turp të krijosh një mundësi komunikimi me Sali Berishën. Këtu është tre çereku i Shqipërisë non grata. Po Vangjush Dako që bën fushatë nuk është non grata. Po Tom Doshi nuk është non grata. Zoti Berisha e ka bërë të qartë se çështja non gratës nuk përbën pjesën tjetër. Për koalicionin nuk kemi komunikuar fare. Kjo është puna e kandidatëve në zonë. Këtë çunin e Lushnjës e kam takuar para 2 ditësh, është një djalë që vjen nga PD.

Ka qenë aktivist i PD dhe ka bërë fushat të egër. Deklaratat e Bardhit s’i marr përsipër dhe nuk i konsideroj më. Ne nuk kemi qenë bashkë në Elbasan. Ajo që vlerësoj në zotërinë e Lushnjës është që baza e PD u votua në masë të madhe dhe në primare. Ata do të përdorin logon e Shtëpisë së Lirisë. Tre grupet parlamentare që janë fiktive në parlament nuk janë me firmën e Bashës. Këto ndryshime të kodeve zgjedhore, ndaj nuk bëhen kuturu, me shantazh. Komisioni i Rithemelimit përbëhet nga deputetë me peshë. Kanë kaluar limitet. Jo të gjithë njerëzit i përballojnë, kur u thuhet po shkuat me Berishën do ju shpallim non grata. Këtë punë duhet ta zgjidhin me njëri-tjetrin. Ne jemi një mundësi për të garuar në mënyrë të barabartë. Mundësitë janë të mira për të marrë bashkinë e Shkodrës, të Durrësit”, tha Kryemadhi.

Zjarr Tv Ad