Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi dhe nënkryetari i kësaj partie, Petrit Vasili, mëngjesin e sotëm, kanë zhvilluar një bashkëbisedim me disa nga banorët në njësinë numër 5, në Tiranë.
Nër të tjera, në fjalën e saj, Kryemadhi është shprehur se; bizneseve u janë 10-fishuar taksat, ndërsa tha se Tirana po vuan shumë edhe nga trafiku i rënduar që krijohet.
Gjithashtu, kryetarja e LSI, tha se qeveria “Rama”, duhet të largohet me votë në zgjedhjet e 25 prillit, pasi tashmë ka ardhur koha për ndryshim.
Petrit Vasili: Tirana është kthyer në kurth të vërtetë. Nuk ka hapësira. Në Tiranë nuk ke ku ecën. Tirana dikur ka qenë qytet miqësor. Duhet të ndryshojmë realitetin, me votë. Kemi në pushtet të babëzitur, që hanë Tiranën dhe Shqipërinë. Me votë, të ndryshojmë qytetin tonë. Trafiku në kryeqytet është i tmerrshëm.
Monika Kryemadhi: Nga Shkodra në Kamëz, kam ecur për 45 minuta, ndërsa nga Kamza te Fresku, kam ecur për 2 orë e gjysmë. Në Tiranë ka trafik të tmerrshëm. Nuk ka as punë. Taksat janë 10-fishuar për bizneset. Duke votuar më 25 prill, të sjellim ndryshimin e shumëpritur.