Monika Kryemadhi: Brenda dy ditësh do të keni një denoncim të fortë për Edi Ramën…

0
184
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, teksa ka folur gjatë një lidhje për emisionin “Opinion”, është shprehur se; brenda dy ditësh LSI do të sjellë një denoncim konkret, të mënyrës se si Edi Rama ka manipuluar rezultatin zgjedhor, të vitit 2017-të.

Gjithashtu, Kryemadhi u shpreh se; dosjet 184 dhe 339 që flasin për manipulim votash, nuk janë asgjë përpara denoncimit që do të publikojë ajo, në ditët në vijim.

Pjesë nga diskutimi në studio

Kryemadhi: Shumë shpejt brenda dy ditësh do të keni një denoncim të fortë nga Monika Kryemadhi se si Edi Rama e manipuloi skemën, jo vetëm të “King maker-it”, por manipuloi skemën….

Fevziu: Në zgjedhje?

Kryemadhi: Politike, e cila tregon qartas se cila është ndërhyrja dhe impakti… Dhe kjo 184 dhe 339, nuk janë asgjë, janë zero para saj…

Fevziu: Keni denoncim me dokumenta apo analizë politike?

Kryemadhi: Patjetër zoti Fevziu dhe jam e bindur se ju do të më kërkoni aty në “Opinion”…

Fevziu: Po po, që tani, mos ki merak fare…

Kryemadhi: Dhe aty do kuptojmë dhe fytyrat engjëllore

Fevziu: Jemi live, mund ta thuash direkt!

Kryemadhi: Jo, sepse sot i kushtohemi marrëveshjes së 1 Marsit. Tashmë socialistët e ndershëm do të shpërthejnë për të treguar të vërtetën e ralitetit politik shqiptar. Duhet t’i japim fund konfliktit të interesit të ministrave, duhet t’i japim fund konflitktit të grupeve ekonomike financiare që janë të lidhura me politikën, me median. Dhe po ju them, që pas kësaj nuk ka humbje për opozitën, por ka përgjegjësi të madhe. Sepse kjo opozitë është për shkak të falsifikimit, të grabitjes së identitetit jo vetëm politik, por edhe ekonomik të shqiptarëve.

Zjarr Tv Ad