Monika Kryemadhi e zyrtarizoi sot si kandidat për deputet, Sokol Skura arrestohet nga Policia mbahet në paraburgimin e Elbasanit

0
623
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sokol Skura, i prezantuar sot nga kryetarja e LSI Monika Kryemadhi si kandidat i kësaj force politike për Elbasnin, është i arrestuar dhe ndodhet në paraburgim.

Mësohet se Skura është arrestuar mbrëmjen e djeshme nga Policia e Elbasanit pasi është konstatuar duke i dhënë makinës i dehur.

Në listat e publikuara sot nga kryetarja e LSI Monika Kryemadhi për 12 qarqet e vendit, emri i Skurës ndodhej në atë të Elbasanit, i renditur i pesti. Pavarësisht se emri i tij preket nga dekriminalizimi, LSI ka vendosur ta kandidojë dhe i ka dërguar sot listat KQZ-së.

Sokol Skura është një emër i cili preket nga ligji i dekriminalizimit. Në vitin 2015, Skura është arrestuar nga Policia, pasi ka qenë duke i dhënë makinës në gjendje të dehur. Fatkeqësisht, i riu që ishte duke kaluar rrugën ndërroi jetë nga përplasja e fortë.

Më herët, Sokol Skura ka qenë pjesë e Partisë Socialiste, por kjo e fundit e ka larguar sepse ai u akuzua për korrupsion në skandalin e grabitjes së rreth 500 milionë lekëve nga Fondi i Rimbursimit të Barnave.

Zjarr Tv Ad