Monika Kryemadhi: Është koha e të rinjve/ Unë do t’i mbështes që ta bëjmë Shqipërinë si Europa…

0
231
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dita e sotme, është një ditë historike. 8 Dhjetori, Dita Kombëtare e Rinisë. Kjo date, është shumë e rëndësishme për shqiptarët, që përkujtohet si festë kombëtare në nderim të të gjithë studentëve të Dhjetorit ’90, si dhe gjithë rinisë shqiptare.

Monika Kryemadhi thotë se; ashtu si 30 vite më parë, rinia e sotme që mund t’i japë Shqipërisë drejtimin e duhur, drejtim ky për të cilin kemi shumë nevojë.

“30 vjet më parë, rinia e Shqipërisë ndezi një shpresë të re duke i dhënë vendit tonë një drejtim të ri. Kurajoja dhe vizioni i tyre çeli rrugën e afrimit të vendit tonë me familjen Europiane.

Ashtu si të rinjtë e 30 viteve më parë, është rinia e sotme që mund t’i japë Shqipërisë drejtimin e ri për të cilin kemi nevojë. Një Shqipëri ku kushdo gjen shpresë, ku të gjithë kanë mundësi për punësim të mirëpaguar, ku çdo shqiptar ëndërron ta bëjë Shqipërinë shtëpinë e tij. Unë do të vazhdoj të mbështes të rinjtë, jo vetëm me fjalë por me veprime, sepse është rinia e sotme që do të krijojë një të nesërme më të mirë në Shqipëri. Ne duhet të punojmë për të mbështetur fort brezin e ri dhe t’i japim atyre të gjitha mundësitë që kanë nevojë për të qëndruar në Shqipëri.

Kemi nevojë për ndihmën e brezit të ri, që ta ndihmojë Shqipërinë të distancohet nga dështimet dhe që misioni kombëtar ‘Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa’, i cili ka 30 vjet që kumbon si thirrje, të mos përplaset më në murin e një politike që nuk dëgjon, por vetë ata të ndërtojnë Shqipërinë shtëpi të tyre.

Shqipëria duhet të flasë më shumë me zërin e të rinjve të mrekullueshëm që kemi!
Është koha e tyre!
Le t’i dëgjojmë”!- ka shkruar Kryemadhi.

Me shprehjen “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, një grup studentësh të Universiteteve të Tiranës, përkrahur nga pedagogë të tyre, u bënë shënjuesit e kthesës historike. Banorët e “Qytetit Studenti”, ku sollën kështu rënien e komunizmit dhe Lindjen e Demokracisë, me anë të protestave paqësore.

Zjarr Tv Ad