Monika Kryemadhi i përgjigjet Ramës për incerenatorin e Tiranës: Mirë që je piktor i dështuar, por bën dhe anal-istin e inceneratorit të Tiranës

0
6
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja Monika Kryemadhi ka reaguar menjëherë pas deklaratave që kryeministri Edi Rama po jep drejtpërdrejt për qytetarët këtë të shtunë. Ajo e quan Ramën “piktor dhe kryeministër super të dështuar”.

Rama tha se skemën e abuzimit e kanë zbuluar Tatimet dhe është Prokuroria e Tiranës që nuk ka bërë asgjë për rastin. Për këtë deklaratë, Monika Kryemadhi thotë se kryeministri tashmë po bën dhe “anal-istin juridik të aferës”.

“Mire qe je Piktor i deshtuar, mire qe je KM super i deshtuar, por po provon dhe hobin e radhes tani – po na ben anal-istin juridik te aferes se Inceneratorit te Tiranes.

Po si ta nxe goja te deklarosh publikisht se Inceneratori i Tiranes do te djegi kur te ndertohet???

Po neni 2.2 i kontrates ku shkoi ???

Ku jane 8 veprat qe duhet te ndertoje Koncesionari ???

Po afati 72 muaj qe duhet te ndertoheshin te gjitha veprat ku shkoi ????

Ah po, nje gje e di me siguri ti: Pagesa mujore nuk nderpritet ???

Edi nderprit pagesen direkt. Mos i co leket e shqiptareve per “biznesmene” te kerkuar nga drejtesia.

Shqiptaret jane shume te varfer per tiu vjedhur edhe qindarken e fundit.

Mos bej Avokatin e Inceneratoreve se do te deshtosh njesoj si Pinoku i Bashkise”, shkruan Monika Kryemadhi.

Zjarr Tv Ad