Monika Kryemadhi krah Bashës: Kemi 2 vjet që s’ndahemi asnjë moment…

0
33
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, gjatë takimit të zhvilluar me kreun e PD-së Lulzim Basha në Kombinat, është shprehur se PD dhe LSI, kanë 2 vjet që nuk ndahen për asnjë moment.

Sipas saj, në 25 Prill, PD dhe LSI, janë bashkë teksa u është drejtuar të gjithë shqiptarëve, duke thënë se janë një me gjithë Shqipërinë.

Jo pa qëllim, jemi sot këtu në këtë orë të vonë në Kombinat sepse këtu ku Edi Rama kërkoj të grabisi pronat tuaja, ku Edi Rama kërkon të grabisi shtëpitë tuaja. Jemi të dy bashkë edhe pse kemi 2 vjet që nuk ndahemi asnjë moment, erdhëm këtu sepse këtu fillon shtëpia e shqiptarëve, këtu fillon shtëpia juaj, sepse fronti opozitar, që nuk është më front opozitar po është fronti shqiptar, mendon për shqiptarët, mendon për shtëpitë tuaja, mendon për familjet tuaja dhe ne jemi në shtëpitë tuaja, sepse ai po rindërton vetëm xhepat e vetë 3 dimensionalë dhe nuk po rindërton asnjë shtëpi të hallexhiut. Prandaj me 25 prill, sot ne jemi bashkë këtu edhe unë edhe zoti Basha, për t’ju thënë të gjithë shqiptarëve, që ne jemi një dhe jemi një me Shqipërinë”. Kështu u shpreh Kryemadhi.

 

Zjarr Tv Ad