Monika Kryemadhi: Metës i uroj kthjelltësi, do të pëlqeja Vasilin apo Daden për President

0
1887
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në prononcimin e saj të parë si “Zonja e Parë” e Shqipërisë, ajo ka thënë se e votoi të shoqin si deputete e thjeshtë dhe se termi “Zonja e Parë” në Kushtetutë nuk ekziston.

Ajo ka shkuar më tej ku thotë që nuk e ka uruar ende Metën dhe se do të pëlqente më shumë Petrit Vasilin apo Arta Daden si President. Për të shoqin ajo tha se i uron “kthjelltësi, mençuri që pozicionin të cilin ai e mori ta bëjë ashtu siç duhet bërë”.

Akoma se kam uruar se nuk jam e kthjellët për çfarë ndodhi. Mendoj se vendi ka nevojë për stabilitet dhe garanci për të mos u bërë Shqipëria dhe Maqedonia. Dhe ju nuk do të ishit të kënaqur që gazetarët të ngelin në parlamentin shqiptar herë pas herë si në parlamentin maqedonas. Unë do ti uroj që ti japë Zoti kthjelltësi, mençuri që pozicionin të cilin ai e mori ta bëjë ashtu siç duhet bërë. Shqipëria ka nevojë për shumë stabilitet dhe zhvillim të fuqishëm ekonomik. Ka nevojë për një stabilitet politik. Mua do të më pëlqente Petrit Vasili dhe Arta Dade, por nganjëherë pakica i nënshtrohet shumicës”, – tha Monika

Zjarr Tv Ad