Monika Kryemadhi “ndihmon” SPAK-un, publikon certifikatën e Metës: Për SPAK që të mos firmosin shkresa të gatshme nga Fuga

0
369
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka ironizuar shkresat e paraqitura sot nga SPAK në Drejtorinë e Gjendjes Civile dhe në KQZ.

Me një postim në Facebook, Kryemadhi shkruan se PL-ja ka vendosur të ndihmojë SPAK-un, që të mos firmosin shkresa të gatshme nga Endri Fuga.

Postimi i Monika Kryemadhit:

Partia e Lirisë ka vendosur ta ndihmojë SPAK-un.

Që të mos i nxjerrë në punë me urdhër, që të firmosin shkresa të gatshme Endri Fuga, po ua mundësoj unë certifikatën personale të Ilir Metës, se si pamje e njihni edhe vetë.

Do vazhdoj t’ju ndihmoj edhe për inceneratorët.

Zjarr Tv Ad