Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka zhvilluar një takim me banorë të Njësisë nr.2 në Tiranë, në familjen e njërës prej anëtareve të parties, në Qytet Studenti.
Por, e kushtëzuar nga rrethanat për shkak të pandemisë, pasi nuk lejohen grumbullimet, më shumë se 10 veta, Kryemadhi, është shprehur se; tani i kanë mbetur vetëm shtëpitë për takime.
“Jemi mbledhur në shtëpi tani, shtëpitë na kanë ngelur, do të futemi shtëpi në shtëpi edhe me ilegalitet dhe pa ilegalitet” ka thënë ajo duke qeshur.
Kryemadhi, gjatë fjalës së saj, drejtuesja e LSI-së, aleatja kryesore e Lulzim Bashës, nuk la pa “thumbuar” Edi Ramën.
“Del e flet 5 orë në televizor, është i braktisur, e kanë braktisur njerëzit e tij, ne nuk do të merremi me të braktisurit” është shprehur Monika Kryemadhi.