Monika Kryemadhi paralajmëron Ramën për publikimin e dosjeve të bujshme…

0
346
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, i ka thënë Kryeministrit Edi Rama, s’e do të publikojë një skandal për mazhorancën. Shefi i qeverisë i ka thënë dje në një konferencë për mediat, duke deklaruar se; as fabrika e parave të LSI-së, nuk e shpëton dot opozitën nga humbja.

Por Kryemadhi u përgjigj: “Durim, Edi! Nesër ta shpjegoj “gjerë e gjatë” fabrikën e parave. Durim deri nesër…”.

Ndërkohë edhe të hënën në mbrëmje, Kryemadhi lëshoi mesazh zhantazhues ndaj Kryeministrit. Në studion e “Opinion” ajo paralajmëroi se; do të nxjerrë fakte se si Rama ka tentuar të ndryshojë skemën politike për të zhbërë LSI-në.

“Brenda dy ditësh do të keni një denoncim të fortë nga Monika Kryemadhi se si Edi Rama e manipuloi skemën politike, që tregon qartë se si ishte ndërhyrja. Këto dosjet 184 dhe kjo tjetra s’janë asgjë. Aty do kuptojmë edhe fytyrat engjëllore të tyre. Duhet t’i japim fund konfliktit të grupeve ekonomike-financiare. Pas kësaj të jeni të bindur që nuk ka humbje për opozitën”, – ka thënë Kryemadhi.

Ajo pritet të jetë në “Opinion” sot ku do të flasë dhe për skandalin në fjalë. Ndërkohë dy ditë më pare, Kryemadhi e mohoi një koalicion me PS-në.

Zjarr Tv Ad