Monika Kryemadhi: Pas zgjedhjeve të 25 prillit, do të bëhem Ministre e Brendshme me Kryeministër Lulzim Bashën…

0
918
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ishte e ftuar në “Syri Tv” ku ka folur në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit.

Në fjalën e saj, Kryemadhi deklaroi se; pavarësisht daljes me dy lista, opozita do të ketë axhendë të përbashkët gjatë fushatës zgjedhore, ndërsa shtoi se; këto zgjedhje do të shënojnë fundin politik të Edi Ramës.

Ndër të tjera, ajo theksoi se mund të jetë Ministre e brendshme, në qeverinë e Lulzim Bashës, pas 25 prillit.

Kryemadhi, është shprehur se; “Me Bashën diskutuam hapat e tjera që do të ndjekim.

Do të kemi takime të përbashkëta, ku në vende të caktuara dhe sipas individualiteteve do të fokusohemi aty ku janë problematikat kryesore.

Nuk do ishte keq me thënë të drejtën të isha ministre e brendshme. Basha është europian, unë jam shqiptare, europianët janë shumë tolerant”.

Zjarr Tv Ad