Monika Kryemadhi për votën e emigrantëve: Nga 2.5 milionë, në 25 Prill mund të votonin vetëm 3 mijë

0
51
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka folur në konferencën e organizuar nga KQZ dhe OSBE për votën e emigrantëve.

Ajo u shpreh se LSI është dakord që emigrantët të votojnë, por ka ngritur 3 çështje, për të cilat thotë se duhet të adresohen. Sipas saj, duhen zgjidhur çështjet se si do të regjistrohen, si do të votojnë nëse do të krijohet një zonë e re zgjedhore për këta votues.

Kryemadhi tha se janë rreth 2.5 milionë shqiptarë jashtë Shqipërisë, por nga këta vetëm 3 mijë kishin të drejtë të votonin në zgjedhjet e 25 Prillit.

Fjala e Monika Kryemadhit:

E kam mirëpritur me kënaqësi ftesën e KQZ për këtë nismë të ndërmarrë sëbashku me OSBE, për të përfshirë aktorët kryesorë politikë, si dhe partnerët kryesorë ndërkombëtarë, në një tryezë të përbashkët për diskutimin e më pas implementimin efektiv të votimit të shtetasve shqiptarë nga jashtë vendit.

Që prej themelimit të saj, Lëvizja Socialiste për Integrim, në raport me të drejtën e ushtrimit të votës së shtetasve shqiptarë në vendet ku ata kanë banim të përhershëm, pra jetojnë dhe punojnë, ka qenë përherë pro dhe avokate promovuese e garantimit të kësaj të drejte

Kjo votë dhe përfshirja aktive në proceset zgjedhore, do të rriste edhe më tepër lidhjen e diasporës tonë, të shtetsave tanë jashte vendit me Shqipërinë, që dita ditës po sheh një brain-drain shpopullues.

Votimi i shtetasve shqiptarë nga jashtë vendit, është diskutuar dhe dakordësuar edhe në Këshillin Politik (i krijuar me dakordësi nga PS-PD-LSI në janar 2020), i cili i parapriu ndryshimeve në Kodin Zgjedhor të vitit 2021, për të cilat LSI ka luajtur një rol konstruktiv. Këto ndryshime janë materializuar tashmë në nenet 24 dhe 25 të Kodit Zgjedhor.

Ne si subjekt politik, duke dhënë në parim dakordësinë tonë për ushtrimin e së drejtës së votës së shtetasve shqiptarë në vendet ku ata banojnë, kemi 3 çështje kryesore të cilat duam t’i adresohen dhe konkretisht: Çështja e parë që duhet të adresojmë bashkarisht, është regjistrimi i shtetasve shqiptarë me banim të përhershëm jashtë Shqipërisë.

Neni 24 i Kodit Zgjedhor parashikon se: Një shtetas shqiptar me banim jashtë Shqipërisë, që të ketë mundësi të votojë nga jashtë Shqipërisë, së pari ai duhet të jetë i regjistruar ne regjistrin e Gjendjes Civile dhe të deklarojë adresën e banimit të përhershëm jashtë Shqipërisë.

Cila është infrastruktura që ne do të përdorim për këtë gjë? Nëpërmjet E-albania? (A rrezikojmë të na dalin të dhënave personale siç dolën në rastin e patronazhistëve? Do t’i regjistrojnë ambasadat tona, apo do të shkojnë shqiptarët të votojnë në ambasadat tona? Pra, sa i besueshëm është si proces? Mendohet se jashtë vendit jetojnë mbi 2.5 milionë shqiptarë.

Ne Mars 2021 kanë qenë të regjistruar në Regjistrin e Zgjedhësve pak më shumë se 3 mijë shtetas. Pra, nga mbi 2.5 mln shqiptarë jashtë Shqipërisë, mund të votonin në 25 Prill vetëm 3 mijë. Ndërsa sot janë diçka më pak se 9 mijë shtetas shqiptarë, nga të cilët vetëm rreth 6 mijë shtetas kanë të drejtën e votës.

Atëhere si do të stimulojmë shtetasit shqiptarë të regjistrohen? Unë propozoj që të kemi incentiva pozitive ndaj shtetasve shqiptare që jetojnë jashtë vendit, në mënyrë që ata të stimulohen për t’u regjistruar.

Çështja e dytë që duhet të adresojmë është në fakt më kryesorja dhe konkretisht: Mënyra e votimit. Në nenin 25/1 të Kodit Zgjedhor, parashikohet se: “Pavarësisht nga procedura e votimit, manuale ose elektronike, votat e votuesve nga jashtë vendit administrohen nga KQZ-ja, duke garantuar integritetin e votimit dhe fshehtësinë e votës nga çdo ndërhyrje mbi fletët e votimit ose mbi informacionin elektronik të votimit që administrohet prej saj”.

Ne si pale e interesuar drejtpërdrejt në këtë proces, lidhur me këto dy garanci thelbësore për të gjithë aktorët politikë dhe veçanërisht për opozitën jemi shumë të interesuar të njihemi me metodën apo rrugën që po eksploron KQZ për t’i plotësuar këto kritere ligjore.

Këto garanci nuk duhet të aprovohen vetëm për opozitën e sotme por dhe për opozitën e ardhshme mirëpo kjo është dhe një nga garancitë për të krijuar dhe një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm në mënyrë që të gjithë shqiptarët jashtë Shqipërisë të kenë qeverinë që ata edhe e votojnë.

Çështja e tretë që duhet të adresojmë është se: Aktualisht në Kodin Zgjedhor nuk është parashikuar se ku do ta japi efektin vota e shtetasve shqiptarë nga jashtë vendit. A do të krijojmë një Zonë të Re Zgjedhore? Pra, diaspora të konsiderohet një zonjë zgjedhore me numrin e caktuar të deputetëve përfaqësues për ta. Apo, vota e tyre do ta japi efektin në zonën zgjedhore ku ishte regjistruar shtetasi shqiptar përpara largimit nga Shqipëria. Në fakt, lidhur me këtë çështje personalisht jam e mendimit se kjo kërkon një tryezë politike dhe një vendim politik por mbi të gjitha vullnet politik.

Megjithatë pavarësisht nga kjo dua të falenderoj që edhe Partia Socialiste dhe kolegët e partive të tjera do të jenë dakord për ta riparë dhe për të filluar menjëherë Komisionin për Reformën Zgjedhore duke pasur parasysh që kodi zgjedhor i cili ne kemi sot është i deformuar për shkak sepse LSI ka 110 mijë vota dhe përfaqësohet në Parlament me 4 mandate kur ne jemi të gjithë koshientë që kemi parti politike që janë më 30 mijë vota dhe përfaqësohen me 3 mandate në Parlament.

Zjarr Tv Ad