Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka zhvilluar një takim për arsimin në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit, në Elbasan.
Në përfundim të këtij takimi, një grup policësh i janë afruar duke i kujtuar që; nuk lejohen grumbullimet më shumë se 10 veta, në bazë të protokollit të masave të marrave, duke i kujtuar që duhet të vinte maskën.
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, i ka ftuar të bëjnë detyrën e të vendosin gjobë në rast se konstatojnë shkelje.
“Ne këtu jemi 7 veta” thotë Kryemadhi teksa iu drejtohet policëve duke thënë “vendosni gjobën”. “Merruni me bandat, pastaj ejani vini gjobat për maskat”, ka thënë Kryemadhi.