Monika Kryemadhi reagon për përplasjet në Elbasan: Qytetarët përzunë Ramën, në 25 prill do të largojnë Rilindjen…

0
86
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka reaguar sa i takon incidentit të ditës së djeshme që ndodhi në qytetin e Elbasanit, ku mbështetës të Partisë Demokratike, u përplasën me mbështetës të Partisë Socialiste në këtë qytet.

Kryemadhi ndodhej në qytetin e Përmetit, për të prezantuar kandidatin për deputet të LSI-së, Elton Ismaili, Kryemadhi ishte prerë dhe e qartë në atë që thoshte, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, mbështeti hapur këto episode, ndërkohë që theksoi se rezultati i 25 prilli, është ajo çfarë ndodhi dje në Elbasan, aty ku njerëzit sipas saj, e përzunë Kryeministrin Edi Rama dhe i thanë ik largohu.

“Një nga problemet tona kryesore është ajo çfarë do të ndodhë mbas 25 prillit sepse ne e kemi mëse të qartë se cili do të jetë rezultati i 25 prillit. Rezultati i 25 prillit është ajo çfarë ndodhi në Elbasan më përpara, aty ku njerëzit e përzunë dhe i thanë ik largohu sepse nuk duam të të shikojmë”, – deklaroi Kryemadhi.

Gjatë fjalës së saj, kryetarja e LSI-së, shtoi s’e Elbasani, është vetëm 17 minuta larg Tiranës dhe ka papunësinë më të madhe dhe është zhytur në skamje.

“Ku Elbasani është vetëm 17 minuta larg Tiranës, ka papunësinë më të madhe, ka mungesën e ekonomisë, ka biznese të falimentuara ka varfërinë më të madhe”, – u shpreh ajo.

Po ashtu, zonja Kryemadhi e konsideroi Kryeministrin Edi Rama si një fenomen, i cili sipas saj, ka varfëruar shqiptarët dhe i largoi të rinjtë nga vendi. Ajo shtoi se më 25 prill do të sjellë ndryshim.

“Ndërkohë që sot njerëzit nuk kanë më dëshirë ta shikojnë jo si individ por si fenomen. Sepse është fenomeni që i varfëroi shqiptarët, i largoi shqiptarët nga Shqipëria, i largoi të rinjtë dhe të rejat nga Shqipëria. Prandaj dhe angazhimi ynë nuk ka të bëjë vetëm me 25 prillin. 25 prilli ka të bëjë me ndryshimin për të ndëshkuar çdo njeri që nuk mban fjalën, çdo politikan që nuk u përgjigjet. Socialistët e Përmetit shikojnë më shumë socialist Vangjel Tavon sesa Bledi Çuçin”, – është shprehur ajo.

Kryemadhi, është shprehur e bindur në fitoren e opozitës në qarkun e Gjirokastrës, në 25 prill. Kryemadhi garantoi se angazhimet e opozitës, do të çohen deri në fund nëse qytetarët e besojnë me votë.

Zjarr Tv Ad