Monika Kryemadhi shkon në Lushnje për të përkrahur Elton Banon: Fitorja e Shtëpisë së Lirisë është triumf i qytetarëve të lirë mbi Rilindjen e varfërisë ekonomike

0
53
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me qytetarët e Lushnjes, ku ka kërkuar mbështetjen e tyre për kandidatin e “Shtëpisë së Lirisë”, Elton Banon, në zgjedhjet e 6 Marsit.

Ajo është shprehur se fitorja e Shtëpisë së Lirisë në 6 Mars, është triumf i qytetarëve të lirë mbi Rilindjen e varfërisë ekonomike që ka zbrazur vendin nga njerëzit dhe rinia.

“Këtë të dielë, qytetarët e Lushnjes kanë mundësinë e vërtetë për të zgjedhur në drejtimin e Bashkisë djalin e tyre, i cili do të jetë i përkushtuar në përmirësimin e qytetit. Kandidati i Shtëpisë së Lirisë, Elton Bano meriton mbështetjen tonë dhe fitoren.

Fitorja e Shtëpisë së Lirisë, është triumf i qytetarëve të lirë mbi Rilindjen e varfërisë ekonomike që ka zbrasur vendin nga njerëzit dhe rinia”, shkruan Kryemadhi.

Zjarr Tv Ad