Monika Kryemadhi takim me banorët e Kombinatit tek të dëmtuarit nga tërmeti: Do të jem pranë jush…

0
73
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, ditën e sotme, ka zhilluar një takim me me banorët e prekur nga tërmeti në Kombinat.

Banorët i kanë shprehur shqetësimin e tyre Kryemadhit, pasi janë të frikësuar se do t’i largojnë nga zona, më pas  do t’i çojnë në një zonë tjetër.

Ndërsa Kryemadhi, është shprehur se do të jetë krahë tyre, ku në asnjë mënyrë nuk do të lejojë askënd, që t’ju vjedhë pronën banorëve.

Kryemadhi është shprehur se; askush nuk ka të drejtë të vjedhë pronat e banorëve dhe të ndërtojë qëndra tregtare, për të pastruar lekët e d*rogës.

“Si t’ju heqin nga Kombinati dhe t’ju çojnë në vend tjetër, është histori. Ne nuk do ta lejojmë, unë kaq po ju them do të jem këtu me ju. Këto shtëpi, janë bërë me gjak, nuk janë tullat e atij. Këtë zonën unë e di shumë mirë, që kur kam qenë deputete në 2001 historia dhe lidhja, është ajo që ka ndërtuar. Ata e kanë ndërtuar dhe kanë mbjellë çdo pemë. Nuk bëhet politikë me halle dhe varfërinë e njerëzve. Gjëja e e parë është ta shikojmë nga ana ligjore, e mos të lejojmë askënd. Ne nuk kemi një gjykatë, sepse ata kanë hallin e vettingut. Shtëpia nuk është vota, mos u merrni me vota. E dimë mirë se gjyqtarët, kanë frikë që t’ju japin të drejtën. E dimë shumë mirë kanë hallin e vettingut. Ne do organizohemi dhe nuk do lejojmë askënd, për shtëpinë shqiptari nuk të le. Unë do vij përsëri, do jemi të bashkuar dhe do i bëjmë të gjitha, hap pas hapi. Shqiptarëve po u vjedhin pronën. Ai nuk mund të ta tjetërsojë pronën ty.  Do kërkojmë se çfarë po ndodh me fondin e kësaj zone. 25 prilli, nuk është larg dhe unë nuk dua të futem në votë, por ne kemi për detyrë t’ju dalim përkrah. Do i bëjmë letër prokurorisë dhe bashkisë. Si mund të heqë certifikatën nga emri yt, në emër të kujt do e vendos? Do bëjë qëndër tregtare dhe do me pastru lekët e d*rogës”, është shprehur Kryemadhi.

Zjarr Tv Ad