Monika Kryemadhi uron Presidentin e ri: Nuk kam asgjë me Begajn, mazhoranca na përjashtoi nga procesi

0
55
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, uron presidentin e ri Bajram Begaj për zgjedhjen në detyrën e rëndësishme. Edhe pse forca politike që ajo drejton votoi kundër në Parlament, Kryemadhi thotë se nuk ka asnjë problem me figurën e gjeneralit.

Për të gjitha ata që merren me procesin dhe dekretin e firmosur nga Presidenti Meta, nga Stambolli ku ishte në një vizitë zyrtare, kryetarja e LSI u shpreh se mund t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese dhe do të jenë të qartë.

Pyetja: Është votuar presidenti, por u shoqërua me debate me replika një seancë që nuk duhet të shkonte ashtu, pati dhe përplasje thuaj mes Metës dhe Berishës për dekretin e Begajt, si e konceptoni ju këtë?

“Për hir të së vërtetës nuk jam ndonjë juriste. Mendoj që mund ti drejtohet Gjykatës Kushtetuese dhe gjithçka do bëhet më e qartë. Kjo i jep edhe përgjigje debateve. Nga ana tjetër për procesin nuk kam asgjë me Begajn dhe i uroj suksese.

Ajo që unë theksoj është që të qenit president kërkon atdhedashuri dhe përkushtim. Nuk e di a do të jetë e mundshme pasi është një qeveri autokrate dhe një kryeministër diktator. I gjithë procesi ishte jokonsensual dhe përjashtues”, u shpreh kryetarja e LSI Monika Kryemadhi për “News24”.

Zjarr Tv Ad