Teatri “Zonja e Bujtinës” organizon Festivalin e parë Kombëtar të Monodrames dedikuar përthithjes së dramës shqipe me titullin “ Flas shqip”, ku veprat do të jenë vetëm dramaturgji shqiptare. Pra, një festival i cili “Flet SHQIP” dhe do të zhvillohet në skenën e teatrit privat “Zonja e Bujtinës”. Ky aktivitet njëjavor, do t’i shërbente jo vetëm krijuesve dhe lëvruesve të artit të fjalës, por edhe gjallërimit të jetës kulturore artistike. Ky festival do të mund të realizoj aktivizimin, pjesëmarjen dhe deputimin e shumë artisteve dhe krijuesve të sferës së teatrit shqiptar.
Ndryshe nga të gjitha aktivitete dedikuar teatrit, ky festival sjell një formë të re organizuese. Fakti se po organizohet nga nje teatër privat, i cili qëllimin e ka që ky aktivitet të jetë pjesë e repertorit afatgjatë, shton dëshirën dhe krijimin e një tradite për interpretët dhe krijuesit shqiptarë. “Flas Shqip” është një aktivitet i cili do të shtrihet në harkun e 7 ditëve (“29 Maj/ 4 Qershor 2025). Aktiviteti zgjat 6 ditë në ambjentet e Teatrit privat “Zonja e Bujtinës” dhe nata finale do të zhvillohet në ambjentet e Teatrit Kombëtar. Nata finale do të ketë shfaqjen “ Engjëjt” me regji të Naser Shatrolli dhe pas kësaj shfaqjeje do të jetë edhe ndarja e çmimeve.
Programi i Festivalit të monodramës “Flas shqip” Edicioni i parë Vepra shqiptare
Maj: Hapja e Festivalit të monodramës “Flas shqip” Ora 20:00 ” I pakalluri i vdekur ” Teatri “Zonja e Bujtinës” Autor Naun Shundi Regjisor Kristi Serani Aktor Marius Dhrami. Në konkurim aktori.
Maj “Qen bir.. i një qeni” Autor Ferdinand Hysi Regjisor Milto Kutali Aktor Leonard Hamitaj (Produksion i Teatrit shqiptar në Kroaci “Mërgimtari”)
Maj “Jam gjallë” Autor & Interpret Marin Orhanasi Qershor” Artisti në tavan” Autor & Regjisor Agron Gërguri ( Shoqata për kultivimin e artit teatrit dhe filmit” Besiana” Podujevë Kosovë) Aktor Ismet Azemi Qershor” Ferrparajsa” Autor Arben Iliazi Regjisor Milto Kutali Aktor Bajram Dosti
- Qershor “Letra” Autor Ylljet Aliçkaj Regjia Giulia Falzea & Salvatore Tramacere Aktor Roerd Toce
Qershor Teatri Kombetar “Engjëjt” Autor Odise Plaku Regjia Naser Shatrolli Aktore Vefi Redhi #monodramaflasshqip Teatri Zonja e Bujtines Çdo darkë një shfaqje dhe një festë me kolegët dhe dashamirësit e Teatrit.