Morën pjesë në dasmë, pezullohen 4 policë në Malësinë e Madhe, pronari i lokalit ndëshkohet me 1 milionë gjobë

0
35
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

MALËSI E MADHE

Pas videos së shfaqur në rrjete sociale, ku disa policë kishin marrë pjesë në një dasmë në Malësinë e Madhe Policia ka ngritur një grup kontrolli dhe ka ndëshkuar përgjegjësit.

Me urdhër të Veliut janë pezulluar 4 policë. Ndërkohë lokali ku u zhvillua dasma është gjobitur me `1 milionë lekë.

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Malësia e Madhe, Shkodër

Menjëherë pas transmetimtit në rrjetet sociale për një ceremoni martesore të organizuar në kundërshtim me Aktin Normativ për marrjen e masave kufizuese me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, dhe në këtë aktivitet u shfaqën disa punonjës policie të IEVP (burgu) Reç, Malësi e Madhe, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit urdhëroi ngritjen e një grupi kontrolli për nxjerrjen e përgjegjësive.

Nga verifikimet e kryera nga grupi i kontrollit në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, u evidentua lokali ku ishte zhvilluar dasma dhe u ndëshkua me 1.000.000 lekë gjobë, për organizim dasme në kundërshtim e Aktin Normativ, pronari i lokalit shtetasi E. R, banues në Malësinë e Madhe.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se punonjësit e policisë që mbulojnë zonën policore Specialisti i Policisë Kriminale shtetasi J. R., Inspektori i policisë së zonës N. R., dhe dy punonjës të Patrullës së Përgjithshme S. K., dhe A. M.) nuk kishin ushtruar kontroll për zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19 dhe për këtë shkelje të rëndë me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit janë pezulluar nga detyra.

Gjithashtu po me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, pas inspektimit të bërë nga grupi i kontrollit i ngritur për këtë qëllim, Drejtoria e Standarteve Profesionale ka filluar ecurinë disiplinore për shkelje të rëndë për Shefin e Komisariatit të Malësisë së Madhe L. N; Shefin e Rendit S.K; dhe Shefin e Hetimit të Krimit K.C.

Zjarr Tv Ad