Morën pjesë në një “festë seksi”, arrestohen 224 adoleshentë

0
579
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

1439811621vuzu-partyPolicia e Zimbabves ka arrestuar 224 adoleshentë pasi u kapën në flagrancë në një “festë seksi” në Bulavajo. Festa u prish kur policia ndaloi një furgon me 24 të rinj dhe i ndoqi në vendin ku po mbahej eventi.

Autoritetet thanë se bëhej fjalë për një “vuzu”, termi me të cilin në këtë vend afrikan quhet një festë me alkool, drogë dhe seks me të panjohur.

Zëdhënësja e Policisë së Bulavajos, Precious Simango, u shpreh: “Ne flasim gjithmonë me prindërit për të ndërgjegjësuar mbi problemet që mund të vijnë nga abuzimi me alkoolin dhe drogën. Prindërit duhet t’i kontrollojnë fëmijët e tyre dhe të dinë se ku shkojnë”.

Policia ka bërë me dije se në raste festash të tjera si kjo, do të jenë prindërit ata që do të dënohen për neglizhencë ndaj fëmijëve. /tch

Zjarr Tv Ad