Mori 4 mijë euro për të ngritur në gradë inspektorin, Gjykata jep masën e sigurisë për pedagogun

0
44
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar ka komunikuar masat e sigurisë ‘Arrest ne burg’ për pedagogun e akademisë se policisë Qetsor Gurra dhe inspektorin e sigurisë rrugore Dritan Lelaj.

Dy ditë më parë SPAK regjistroi procedimin penal për pedagogun e Akademisë së Sigurisë në Policinë e Shtetit Qetsor Gurra dhe inspektorin e sigurisë rrugore Dritan Lelaj për veprat penale: “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë fuksione publike” si dhe “Falsifikim i dokumenteve”.
SPAK pasi ka kryer hetime në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave Tiranë, ka arritur të sigurojw prova të mjaftueshme, të cilat krijojnë dyshimin e arsyeshëm, se:

“Shtetasi Dritan Lelaj ka ofruar/premtuar një vlerë monetare në shumën 4.000 euro që përbëjnë përfitim të parregullt, në kuadër të procedurës së provimit në Akademinë e Sigurisë Tiranë, si dhe ka përdorur dokumente të falsifikuara në procesin e provimit, ndërsa pedagogu Qetsor Gurra dyshohet se ka kërkuar/pranuar përfitim të parregullt për të ushtruar ndikim të paligjshëm tek punonjës shtetërorë për të favorizuar shtetasin Dritan Lelaj në lidhje me provimin, për fitimin e gradës “Nënkomisar” të zhvilluar në datën 27 tetor të këtij viti në ambientet e Akademisë së Sigurisë”.

Zjarr Tv Ad