Mori në dorë PS-në e Tiranës këto zgjedhje, Erion Veliaj thumbon kundërshtarët: Më vjen mirë që u argëtuan por dikush tjetër fitoi

0
63
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka folur për Fax News për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, në cilësinë e drejtuesit politik të Partisë Socialiste në Kryeqytet.

Tema e parë për të cilën foli Veliaj ishin patronazhistët. Ai tha se sistemi i patrionazhistëve është një gjë krejtësisht normal, por një gjë normale janë struktura për mbrojtjen e votës që ngriti PD-ja, sipas Veliajt.

Kryetari i Bashkisë më tej parashikoi se sipas projeksioneve, PS-ja do të fitojë me mbi 75 mandate. Duke folur për zgjedhjet e së dielës, Veliaj nuk la pa thumbuar kundërshtarët politike, teksa u shpreh se ata u argëtuan gjatë fushatës me patronazhistët, por në fund dikush tjetër fitoi.

Intervista e plotë:

Sa më këmbë në tokë, sa më thjeshtë. Ky ka qenë një parim që na ka funksionuar. Nuk është dukja gjëja më e rëndësishme. Pyetja nuk është kush e ka makinën më të madhe kdhe kush bën më shumë zhurmë, puna është kush e ka idenë më të mirë dhe kush bën më shumë punë. Jemi munduar të bëjmë fushatë sa më moderne. Fushata e vitit 90 njerëzit i kanë parë. Puna është a keni alternativë më të mirë. Ndjekim numërimin me patronazhistët tanë, sepse kanë bërë një punë të shkëlqyeshme. I thoja Kryeministrit se ne do fitojmë sepse kishim informacion.

Po të ishte gjë e vërtetë ato që thonë patronazhistëet atëherë do ishin ccuar në SPAK. Ata thjesht bëjnë një ide. Qoftë dhe një dyqan ka një marrëdhënie me klientin, jo më politika e cila është e gjitha marrëdhënie me njerëzit. Në politikë, materiali i parë që punojmë janë njerëzit, prandaj dhe krijimi i një databaze është normale. Më vjen mirë që u argëtuan gjatë fushatës, por dikush tjetër fitoi betejën. Ne qëndruam të fiokuar dhe mbajtëm sytë te finishi.

910 mijë zgjedhës të qarkut të Tiranës i keni në faqen e KQZ-së. sicc ndodh një sondazh, ata që vijnë nuk e dinë paraprakisht adresën tënde dhe emrin tënd. Puna është ccfarë bën ti me ato të dhëna. Një portal e botoi atë listë dhe e bashkoi me një listë të tjera. Kur dikush bën një miksim të dy listave dhe më pas e hedh në publik, kjo është e dënueshmë. Këto figura që janë përfshirë më shumë se politikanët. Nëse ata zgjedhin ta bëjnë këtë gjë është puna e tyre. Nëse dikush merr listën e KQZ. E kemi kthyer në brand fjalën patronazhist, kur PD-ja e ktheu në brend fjalën paramilitar. Vret dikë në një qytet tjetër.

Jam treguar i kujdesshëm dhe kam shpallur fitore kur është mbyllur procesverbali. Nuk jam vetëm unë, janë një grup i tërë që punojnë. Janë njerëz që marrin feedback nga komuniteti. Është një mënyrë për t’i thënë këtyre njerëzve faleminderit. Duam t’i japim edhe atyre një mesazh, do ju shërvbejmë njësoj. Jemui vëllezër, motra, kushërinj, komshinj. Nuk duan ta shohin si diccka mos o zot, por si një betejë mes dy skuadrave. Për aq kohë sa nuk kemi bëjmë diskriminime.

Kam qenë këtu vetëm për gjëra që janë me siguri. 18 jam i sigurtë por duhet të presim deri në fund në respekt të votuesit. Ky eshte patjetër proces objektiv, por njerëzit janë prej gjaku dhe bëhen dhe subjektive.

PS-ja në këtë projeksioni 75-76-77 mandate. Nuk ka nevojë. Publiku i ka thënë dua ta bësh ti këtë vend. Duke njohur vendin, në fjalën e parë të Kryeministrit do i drejtohet të gjithë vendit dhe do ftojë opozitën për bashkëpunim. Na duhet të gjithë të bahskëpunojmë. Janë disa tema, dhe disa të tjera.

Fatmir Xhafaj? Mendoj se ka një propabilitet qëe kjo të ndodhë. Ai është një njeri shumë serioz. Ka lënë gjurmë kudo ku ka shërbyer. Mendoj se kjo është e bukura e kësaj gare, ku kushdo ka mundësi të thyejë herësin.

Zjarr Tv Ad