Mori ryshfet dhe kërkoi favore seksuale, gjyqtari Roland Hysi mbyllet pas hekurave

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjyqtari i Fierit, Roland Hysi, i cili akuzohet për korrupsion është dënuar sot nga Gjykata për Krime të Rënda me 4 vite e 6 muaj burg, ndërsa për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai  përfiton ulje dhe dënohet me 3 vite burg.

Gjithashtu, Gjykata e Krimeve të rënda vendosën t’i  hiqet e drejta e funksioneve publike për 5 vite.

Gjyqtari i Fierit u prangos pas publikimit të një video-përgjimi në një program investigativ ku shfaqej duke i kërkuar favore seksuale nga një palë në gjykim për një vendim në favor të saj, si dhe ka përfituar ryshfet në shumën e 500 eurove.

Konkretisht, Roland Hysi i kërkonte ryshfet dhe marrëdhënie seksuale një nëne të divorcuar, në këmbim të dhënies së kujdestarisë së fëmijës së saj.

Hysi akuzohet për “Korrupsion pasiv i gjyqtarëve dhe prokurorëve”, si dhe për “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm të funksionarëve”.

Zjarr Tv Ad