Mos bëj garë për t’më sharë mua, nuk ja kalon dot ustait, Rama drejt Bashës: Mund të jesh gati për bashkëqeverisje vetëm kur…

0
46
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Edi Rama

Ka ndryshuar sistemi, ti i ke gjetur gati gjërat vëlla. Na tregon ne. Na trego ça bëre njëherë. Mos na thuaj që hoqe vizat dhe fute Shqipërinë në NATO. Se nuk po të them këtu se me ça çmimi e keni përfunduar rrugën e Kombit. Përfunduar sipas jush se tani po bëhet ura. Nuk po ta llogaris këtë. Me sa e keni filluar dhe sa e keni përfunduar. Me dyfishin. Flet më miliona me lehtësi të madhe. Cicëron si zog. Shifrat janë shifra. Opinionet janë si çështje tjetër.

Kam punë të tjera për të bërë. S’kam ndërmend të merrem më sot. Nëse do debat idesh, urdhëro bujrum. Nëse vjen dhe i jep gojës mos u anko se do të vjen Foltorja. Ke një jerm erotik që e shfryn këtu. Mos hy në garë se kush më shan më shumë mua. Nuk e kalon njeri ustain tënd. Je dobët para tij, ai origjinali, ti kopja. Kur të kalosh tek origjinali, nëse e ke një brenda atëherë kushedi mund të jesh gati për bashkëqeverisje.

Zjarr Tv Ad