Mos e humbni kurrë shpresën/ Kështu shprehet Berluskoni pasi fitoi betejën me Covid-19

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Fatmirësisht ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi, bën pjesë në ata persona që e kanë fituar betejën ndaj COVID-19.

Por kjo “betejë” për të ka qenë një nga më të vështirat që ka kaluar në jetë. Këtë ai e ka ripërsëritur sërish në një intervistë të dhënë për “Corriere della Sera”, në të cilën shtoi se ka kaluar momente tmerri dhe ankthi.

“Jam shumë i lodhur, i rraskapitur, kjo është një karakteristikë e Covid, por fatmirësisht e kalova këtë provë të vështirë dhe kjo më qetëson. Momentet më të vështira ishin tre ditët e para në spital. Kisha dhimbje në të gjithë trupin, nuk mund të qëndroja në të njëjtin pozicion për më shumë se një minutë. Kisha frikë se nuk do t’ia dilja.

Në ato momente në sytë e mi u qartësuan imazhet e tmerrshme të spitaleve që kemi parë muajt e fundit, kujdesin intensiv, pacientët e intubuar.

Më vonë më thanë se ngarkesa virale e gjetur në tamponin tim ishte më e larta e gjetur në ‘San Raffaele”(spitali në të cilën u trajtua) nga mijëra tamponë. Kështu që rreziku ishte konkret dhe real. Këshilla ime për të gjithë të sëmurët: Mos u dorëzoni! Mos e humbni kurrë shpresën për shërim. Covid mund të mundet!”, u shpreh ndër të tjera Berlusconi.

Zjarr Tv Ad