‘Mos e merr dobiçin në ferrë dhe të na e lësh ne në prehër’, qytetari mesazh Yuri Kim, sulmon Gazment Bardhin: Është besëshkelur, na tradhëtoi

0
321
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një i moshuar nga Elbasani ka folur për mediat, pasi votoi në Referendumin për shkarkimin e Lulzim Bashës. Ai tregon se e ka pritur në shtëpi Gazment Bardhin, dhe ai i ka shkelur në besë, ndërkohë që një mesazh ka pasur dhe për ambasadoren amerikane Yuri Kim.

“Unë jam anëtar i PD-së që në vitin 1991, do të votojmë për shkarkimin e Bashës, Gaz Bardi është treguar bukëshkalë, se e kemi pritur në shtëpi, i mbajtëm dhe na tradhëtuan. Permes jush dua ti çoj  një mesazh ambasadores Kim, nëse ajo do Uashingtonin ne duam Sali Berishën. Nëse ajo do Amerikën ne duam Shqipërinë, janë letrat e George Soros këto.

Non grata e ka Sorosi me Blinken, janë të gjithë letrat e call centerit, njeri më të pastër se Sali Berisha nuk ka, ambasadorët të shohin shtetet e tyre. Basha ka mbledhur të gjithë kushërinjtë atje, Kuvendi e shkarkoi. Ia dhamë votën, na tradhëtoi, le të iki, ne e votuam, ne e shkarkojmë. Ik hap krahun.

Kemi 10 vite në opozitë, dhe ambasadorja vjen dhe takon Edi Ramën, në lagjen time janë dhënë lekë për votat. Basha u kujdes për karrigen e vetë, do të vimë në Tiranë që ta përzëmë Edi Ramën. Për mua njeriu më patriot është Sali Berisha. Ne jemi patriotë. Atje na ka Berisha, i drejtohem Kim, mos e merr dobiçin në ferr dhe të na e lësh ne në prehër se këtë nuk e pranojmë kurrë”, shprehet qytetari.

Zjarr Tv Ad