“Mos flisni në emër të shqiptarëve”, Rama ironizon opozitën: Shqiptarët folën para 2 javësh, folën aq qartë sa i tronditi disa

0
41
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama teksa ka mbajtur fjalën në Kuvend, nuk ka lënë pa përmendur zgjedhjet e 14 majit dhe rezultatin e lartë që mori Partia Socialiste.

Duke kritikuar opozitën që në Kuvend thanë se shprehen në emër të shqiptarëve, Rama me ironi tha se shqiptarët folën para dhjetë ditësh.

Në lidhje me projektligjin që po kalon në Kuvend për rritjen e rrogës së administratës, deputetëve dhe minsitrava, Rama tha se ka qenë një projekt që kanë dashur ta kalojnë më herët, por nuk kanë mundur duke përmendur termetin dhe pandeminë.

“Jam shumë i impresionuar nga kurajoja për të adresuar parlamentin në emër të shqiptarëve. Shqiptarët sapo kanë folur nuk është bërë akoma java e dytë dhe kanë folur aq qartë sa natyrisht kanë tronditur një pjesë të atyre që nuk duan të dëgjojnë. Është shumë komike të flitet në emër të shqiptarëve.

Flitet në emër të shqiptarëve se braktisën politikën, zgjedhjet apo në emër të të rinjve që ishin të pakët në votime. Shqiptarët nuk na kanë braktisur ne, por një pjesë nga ne. Shqiptarët jo vetëm që nuk na kanë braktisur por na kanë mbështetur më shumë se asnjë herë më parë. Kjo bëhet edhe më e rëndësishme, po ta vësh re se nuk është fenomen për zgjedhjet vendore; partitë e mëdha bien; partitë e vogla rriten si rezultat i numrit të kandidatëve. Në komunitetet e vogla është e lidhur vota me personin.

Sot jam shumë i lehtësuar sepse vijmë për të kaluar një projekt të cilin kemi dashur ta kalojmë vite më parë dhe për të cilin kemi diskutuar cdo ditë të këtyre viteve. E kemi marrë këtë kur tabela ishte 259 euro paga mesatare në Shqipëi, ndërkohë që Kosova e kishte 444 euro, Serbia 537 euro.

Kemi qenë jo thjesht të fundit, por të fundit me diferencë. Sot tablea është si vijon, Kosova 504 Shqiëpria në harkun e kërij viti që vjen na con në 900 euro pagën mestare” tha Rama ndër të tjera.

Zjarr Tv Ad