Pse të mos pini ujë kur të hani ëmbëlsira?
Pirja e ujit gjatë ngrënies së ëmbëlsirave arrin të rrisë në shkallë shumë të lartë nivelet e sheqerit në gjak.Rritja e niveleve të sheqerit në gjak është më lartë kur konsumohet
uji, madje edhe më e lartë se sa kur hani më shumë ëmbëlsira në të njëjtën kohë pa pirë asgjë.
Këtë konkluzion kanë nxjerrë disa shkencëtarë dhe studiues në Amerikën e Jugut që kanë studiuar se uji ndihmon trupin të thithë mëshumë glukozë nga ushqimi.
Rezultatet e studimit janë shumë domethënëse për njerëzit që nuk bëjnë dot pa të ëmbla. Dhe një nga zakonet më të përhapura është pirja e ujit për të eliminuar sheqerin e tepërt.
Por pse mjaft ëmbëlsira ju bëjnë të etur?
Glukoza që përmban sheqeri është përgjegjëse.Kjo substancë që gjendet në çdo ëmbëlsirë është në gjendje tëngadalësojë kohën e marrë nga stomaku për t’u zbrazur.Si rrjedhim lëngjet nuk arrijnë në kohën e duhur në zorrë, atje kumund të përthithen. Ndaj zorrët sinjalizojnë etje.